Këtë herë Sadiku është vendimtar për Malagan. Sulmuesi shqiptar i ka dhuruar ekipit të tij 3 pikët jashtë shtëpisë në minutat e fundit të ndeshjes kundër Deportivo La Coruna.
Gara e vlefshme për kategorinë e dytë spanjolle pa fitoren 0-2 të Malagës, ku luan edhe mesfushori kuqezi Keidi Bare, i cili u ndëshkua me karton të verdhë tre minuta para golit që zhbllokoi Sadikun.
Sulmuesi përfitoi nga një kundërsulm dhe një goditje të gabuar me kokë të portierit kundërshtar, që i dhuroi topin. Duhet thënë që shqiptari ishte protagonist i një ndeshje të mirë ku pati raste të shumta për të shënuar.
Fitorja ishte vendimtare për Malagën, që ndodhej në fund të klasifikimit pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, dhe tani i afrohet ekipeve që pretendojnë të mbijetojnë, edhe pse renditet ende e 19-ta, ndërkohë që vetë Deportivo La Coruna dikur i lavdishëm mbetet tashmë i fundit.