Ylli i Liverpool-it, Sadio Mane po financon ndërtimin e një spitali të madh në qytetin e tij të lindjes në Bambali, Senegal, ku planifikon të trajtojë të infektuarit e mundshëm me koronavirus.
Bjorn Bezemer, një zëdhënës i futbollistit, konfirmoi për gazetarët senegalezë se me kërkesë të Mane, tashmë ka filluar ndërtimi i spitalit, duke shtuar se kostot do të kushtojnë rreth 3.5 milion dollarë dhe se të gjitha do të financohen nga ai.
“Sadio Mane dëshiron të modernizojë vendin në të cilin lindi. Ai gjithashtu financoi dhe ndërtimin e një shkolle të mesme atje më parë”m tha Bezemer.
Ylli i Liverpool-it gjithashtu kohët e fundit dhuroi një shumë të konsiderueshme parash për vendin e tij për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së COVID-19.