Sport Dybala rrëfen simptomat e koronavirusit dhe vendimin për uljen e pagës

Dybala rrëfen simptomat e koronavirusit dhe vendimin për uljen e pagës

Ylli i Juventusit foli për kanalin “AFA Play” lidhur me karantinën e tij dhe si i përjetoi simptomat e “Coronavirus”, nga i cili u prek bashkë me të dashurën e tij, Oriana Sabatini.

Cila është situata juaj aktuale?

Për fat jam shumë më mirë këto ditë. Oriana dhe unë kemi pasur disa simptoma. Ajo ndjehej më mirë. Unë kisha simptoma shumë më të forta dhe më pas na thanë që ishim pozitivë. Ajo kishte një trup të lodhur, ndërsa unë kollë, të ftohtë natën, dhimbje koke…

Si e morët vesh që ishit infektuar?

Ne kishim shkuar në shtrat për një sy gjumë dhe, kur u ngritëm, kishim marrë dy mesazhe nga mjeku i Juventusit, i cili na thoshte se ishim pozitivë. Ne telefonuam familjet për t’ua thënë këtë, para se Juventusi të lëshonte deklaratën.

Si të duket situata në Argjentinë?

Ne shohim shumë televizione të Argjentinës, ndjekim gjithçka hap pas hapi, për të zbuluar se si është vendi ynë. Gjërat këtu janë shumë keq, ka mjaft njerëz që përpiqen të ndihmojnë. Shumë vende dërguan ndihmë. Ne përpiqemi të flasim me njerëzit prej andej; ata e dinë se çfarë po ndodh këtu. Besoj se atje do të ndërgjegjësohen nga situata kritike në Itali.

Si e vlerësoni karrierën tuaj si futbollist?

Unë kurrë nuk e kam imagjinuar të isha këtu, në këtë nivel, duke luajtur me Juventusin dhe kombëtaren. Unë nuk jam i njëjti, si para 10 vjetësh. Gjërat po ndryshojnë, por unë nuk ndalem së qenuri vetvetja. Natyrisht, po rritem dhe mësoj gjëra të reja çdo ditë. Në çdo kuptim, ju mësoni më shumë nga gabimet sesa nga sukseset. Unë kam qenë në gjendje të fitoj tituj këtu te Juve. Ka edhe gjëra negative, nga të cilat ke çfarë të mësosh.

Si erdhi vendimi për uljen e pagës?

Kapiteni (Chiellini) na kontaktoi për të ditur nëse jemi dakord ta ulim pagën në këtë kohë krize dhe ne e bëmë këtë. Kishte mendime të ndryshme brenda ekipit, u shfaqën ide të ndryshme nga disa lojtarë. Që të binin dakord të gjithë ishte e vështirë. Kërkohet më shumë kohë që të arrish në këtë përfundim, sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë.