Dikur, rreth 12 000 dhe 5 000 vite më parë, Saharaja ka qenë e populluar dhe mbuluar me gjelbërim të dendur, sipas ADN-së, ku ndodhet e shkruar historia e migrimeve njerëzore nëpërmjet asaj që sot është një prej shkretëtirave më të mëdha në botë, sipas një studimi të kryer nga një grup ndërkombëtar bilogësh të drejtuar nga Fulvio Cruciani, i universitetit “Sapienza” në Romë dhe që është publikuar në revistën shkencore “Genome Biology”.
Për të rindërtuar rrugën e evoluimit njerëzor në Sahara, studiuesit kanë përdorur një teknikë moderne të segmentimit gjenetik, me të cilin kanë analizuar më shumë se tre milionë gërma të ADN-së në 104 individë.
Sipas autorëve të këtij kërkimi më shumë se 5 000 vite më parë, në periudhën e holocenit, Saharaja ishte një tokë pjellore dhe nuk përbënte një barrierë gjeografike për lëvizje të mudnshme në drejtim të brigjeve të Mesdheut.
Për Beniamino Trombetta, i departamentit të bioteknologjisë “Charles Darwin” në “Sapienza” dhe bashkautor i këtij studimi, “kjo analizë ka evidentuar spostime të konsiderueshme që kanë ndodhur në të gjithë pellgun e Mesdheut, që kanë përfshirë lëvizje antike të popullsisë njerëzore nga Europa në Afrikë dhe anasjellas”.
“Një e dhënë kjo që tregon se si kontaktet mes këtyre dy rajoneve kanë ekzistuar që prej kohëve prehistorike”, përfundoi ai.