Sport Messi në pikëpyetje për El Clasico

Messi në pikëpyetje për El Clasico

Dopietë dhe dëmtim. Lionel Messi rrezikon të mungojë në El Clasicon e parë të këtij sezoni. Edhe njëherë argjentinasi e shpëtoi skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Valencia. Barça ishte duke humbur 2-0, por dygolëshi i tij ishte ana pozitive e një sfide që në fund përfundoi jo mirë për të. Pas barazimit 2-2 në Mestalla, Messi u largua i dëmtuar me një kontraktim në kofshën e djathtë.

Në teori nuk është diçka e rëndë, por Barcelona do të përballet me Real Madrid këtë të mërkurë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Do të jetë El Clasico e parë që dy skuadrat legjendare spanjolle do të luajnë në 25 ditët e ardhshme.

Leo Messi rrezikon të mos jetë në fushën e lojës në aktin e parë të kësaj përballje. Stafi i Barcelonës pret me ankth përfundimin e ekzaminimeve mjekësore të cilat do të qartësojnë peshën e këtij dëmtimi. Në të njëjtën kohë edhe argjentinasi pret dhe shpreson për më të mirën.