Mohamed Salah i ka kërkuar drejtuesve të Liverpulit që ta nxjerrin në shitje gjatë merkatos së verës.
Sipas sportives spanjolle AS, sulmuesi egjiptian kërkon të largohet nga skuadra angleze pas një sherri që ka pasur me trajnerin Jurgen Klopp përpara disa kohësh.
Salah madje u kishte thënë drejtuesve të klubit që do të kërkonte “transfer request”, por ata e kanë bindur që të mos e bëjë këtë gjë, duke i premtuar se në fund të sezonit do t’ia lehtësojnë kalimin në një klub tjetër nëse nuk ndryshon mendje.