Ditën e djeshme në protestën e PD-së ka folur edhe një person me emrin Javier Hurtado Mira.
Ai është prezantuar si kryetari i Unionit të të Rinjve të Qendres se Djathtë Europianë.
Ai, përveç thirrjeve për largimin e Edi Ramës, i është drejtuar edhe Ilir Metës, që të tregohet socialist i vërtetë dhe të braktisë Ramën.
Mesazhin e tij për largimin e Metës nga Rama, e ka postuar edhe Sali Berisha, që bashkë me Bashën, janë dy njerëzit që e ëndërrojnë më shumë se kushdo këtë skenar:
“I kërkoj Edi Ramës të lërë qeverinë dhe i kërkoj Ilir Metës të ushtrojë përgjegjësitë e tij, nëse është socialist i vërtetë.
Nuk mund të lejoni që kërcënimet ndaj votës, ndaj lirisë të përsëriten sot në vitin 2017 në mes të Europës, këtu në Shqipëri.
‘Sduhet të keni frikë, frika na mban në shtëpi, vetëm sic jeni këtu sot do të arrini fitoren. Duhen zgjedhje të lira e të ndershme, dhe duhen garanci të plota për këtë”.