Në një reagim për emisionin Opinion të ditës së martë, ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi ashpër disa nga gazetarët e ftuar aty, përfshirë edhe vetë drejtuesin e emisionit Blendi Fevziun.
Berisha akuzon gazetarët se janë angazhuar në mbrojtje të Saimir Tahirit dhe gënjyen duke paralelizuar rastin e tij me atë të ish drejtorit të rrugëve Andi Toma.
“Saimir Trafiku vodhi mbrëmë debatin” e ka titulluar Berisha shkrimin e tij ku merr me radhë gazetarët:
Për Blendi Fevziun
Kulmi i ketij mashtrimi dhe manipulimi te ulet, per llogari dhe ne mbrojtje te Saje Qorrit dhe Norieges si dhe per te baltosur opoziten, arriti kur ne kroniken e pregatitur nga vet “Opinion”, ne tabele dhe me ze ishte vendosur edhe emri i Andi Tomes si njeriu i arrestuar nga Krimet e Renda, gje qe nuk kishte ndodhur kurre. Per hir te se vertetes duhet thene se te gjitha mediat, perfshi ketu televizionin Klan, lajmin e arrestimeve nga prokuroria e krimeve te renda e kishin korrekt, asnjera prej tyre nuk kishte emrin e Andi Tomes, por kronika ishte pregatitur per te nxjerre dyfytyreshe opoziten, dhe ky ishte nje operacion shume i suksesshem i Saimir Trafikut apo sugarit, qe ka pasion paruket, brenda “Opinion”-it.
Për Artan Hoxhën
Sqaroj ketu se vetem nje jave pasi i mori deshmine nje te riu ai u ekzekutua, dhe ky i quajtur mender gazetar, si per te justifikuar apo bere te parendesishme jeten e nje njeriu, perdhos per se vdekuri viktimen e tij duke thene se edhe ai i ri ishte i malavites (dmth pune e madhe se u vra). Por me kete rast dua ti perseris edhe njehere sharlatanit Artan Hoxha, qe trillon se fundi se mbrohet nga CIA, se deri sa te gjeje vrasesin e te ndjerit, deshmitarit, ai dhe vetem ai eshte i dyshuari nr 1 si hjekes, vrasjes se tij.
Pavaresisht nga kjo, ky njeri del ne çdo studio televizive duke vjelle lajme te rreme per çdo gje, dhe qe te gjitha sipas urdherit te atyre qe e kane peng ose e paguajne, dhe moderatoret fatkeqesisht vetem sa nuk i thone sharlatanit, qe ne cdo fjale nxjerr nje genjeshter, se pa ty ne nuk bejme dot!
Për Mustafa Nanon
Pas tij, perfaqesuesi apo papagalli i qeverise Muç Nano, i cili te pakten nuk mund te akuzohet se ka vrare deshmitare, u hodh menjehere dhe ai kunder standartit te dyfishte imagjinar, te shpifur e te turpshem te z. Hoxha. Pra me çdo kusht duhet te provonin se opozita e paska sulmuar per arsye politike Edi Ramen qe bllokon drejtesine per Saimir Trafikun.
Për Sokol Ballën
Te dashur miq, ministri me akuzen me te rende keto 27 vite pluralizem, Saimir Tahiri ka qene keto muaj dhe shqiptari me i pranishem ne lajmet e mediave, ne studiot televizive por edhe ne mediat nderkombetare. Kjo fushate e Saimir Trafikut pati dhe viktimat e tij, si largimin nga puna te ndonje drejtuesi kryesor emisioni, nen pretekstin se u pagua 200 mije euro nga Saimir Trafiku per t’i bere atij tualetin televiziv.