Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është marrë si i pandehur këtë të premte nga Prokuroria e Tiranës, për çështjen “Xhafaj-Babale”, ku akuzohet për kallëzim të rremë.
Por për Partinë Demokratike, marrja si i pandehur i Ervin Salianjit nuk vjen si një surprizë.
“Prokuroria nuk zhgënjeu dhe sot, kur zyrtarizoi vendimin politik të Edi Ramës për marrjen të pandehur të Ervin Salianjit. Asnjë surprizë nuk ka në këtë vendim, ku I akuzuar është denoncuesi dhe jo ai që bën krimin”, thuhet në reagimin e PD.
Më tej PD, shton se vendimi politik I Prokurorisë është paralajmëruar nga Edi Rama që ditën e parë të zbulimit të skandalit nga Partia Demokratike. “Akti i sotëm dëshmoi, edhe njëherë se, përsa kohë Edi Rama të jetë në Qeveri, drejtësia i ka duart e lidhura dhe krimi i organizuar do të jëtë I paprekshëm”
“Denoncimi i Partisë Demokratike faktoi përfshirjen në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe mbështetjen që i siguronte ai nga funksioni publik. Falë këtij denoncimi: · Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, nuk vazhdon të merret më trafik droge, por është në burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge. · Fatmir Xhafaj u shkarkua si Ministër i Brendshëm, duke mos përdorur më pushtetin e tij politik për të favorizuar të vëllain në trafik droge. · Taulant Balla dhe Ardi Veliu u faktuan si manipulatorët e çeshtjes, duke fabrikuar prova e dëshmitarë, me qëllimin e vetëm mbojtjen e Ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tj trafikant droge”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD.