Ish-zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini ka përshëndetur dërgimin nga ana Shqipërisë të 30 mjekëve dhe infermierëve për t’u ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, që ka prekur rëndë pjesën veriore të Gadishullit Apenin.
Salvini, i cili ka qenë edhe ministër i Brendshëm i Italisë ka telefonuar kryeministrin Edi Rama duke e falenderuar për ndihmën me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër koronavirusit në vendin fqinj. Salvini është shprehur se me këtë vendim Shqipëria ka demonstruar një ndjeshmëri dhe bujari, që Italia do ta harrojmë.
“Një falenderim për popullin shqiptar dhe qeverinë e tij, që duke dërguar mjekët dhe infermierët kanë demonstruar një ndjeshmëri dhe një bujari që nuk do ta harrojmë”, shkruan Salvini.
Ai i ka premtuar kryeministrit Edi Rama që kur të mbarojë emergjenca do të bëjë një vizitë në Shqipëri.