“Kush hyn në Itali duhet të ketë lejen time”. Deklarata e fortë vjen nga ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, i cili i referohet zbarkimeve të emigrantëve në porte.
Ai bëri të ditur se anijes “Sea Watch” që po kthehet në Libi, nuk do t’i lejohet ankorimi nëse mbërrin në Itali me emigrantë.
Salvini paralajmëron se do të përdorë çdo mjet ligjor për të ndaluar raste të tilla. Reagimi i tij i ashpër vjen pasi ditëve të fundit kanë zbarkuar rreth 200 persona në Itali, pavarësisht politikës së porteve te mbyllura te Salvinit.