Në Poznan të Polonisë po zhvillohet një samit 3 ditor për Ballkanin Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe liderët e disa vendeve evropiane, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel.
Samiti ka për qëllim të shtyjë përpara proceset e përafrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Europian.
Organizatori i takimit, zv/ministri i Jashtëm polak Shimon Shinkovski bëri thirrje për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Tetor.
Sipas tij, “Polonia mbështet fuqishëm hapjen e negociatave për këto vende, por edhe për anëtarësimin e të gjithë vendeve të tjera të rajonit”.
14 liderë europianë përfshirë Angela Merkelin dhe Teresa Mayn do të jenë të pranishme të premten në samit.