Kryesore Samiti BE-Ballkani Perëndimor do t’i kushtojë qeverisë shqiptare 50 milion lekë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do t’i kushtojë qeverisë shqiptare 50 milion lekë

Samiti një ditor i 6 dhjetorit ndërmjet Bashkimit Europian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor do t’i kushtojë arkës së shtetit shqiptar 50 milion lekë.

Me anë të aktit normativ qeveria ka vendosur që këto para të nxirren nga rezervat e buxhetit të shtetit.

Ky fond do të përdoret për pritjen dhe akomodimin e liderëve të Europës, për ngritjen e infrastrukturës në ambientet e “Air Albania”, ku do të mbahet takimi, si dhe për përgatitjen e konferencës për shtyp në Pallatin e Kongreseve.