Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për komentet e mediave shqiptare dhe opozitës pas samitit të Berlinit.
Rama shkruan se, “pavarësisht kazanëve dhe dashakeqëve të cilët duan dështimin e negociatave me Shqipërinë, po ashtu dhe dialogut Kosovë-Serbi, kjo nuk ka për të ndodhur dhe nuk ka për të dështuar kurrsesi”.
I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpêruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s'do të dështojë kurrësesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush????
— Edi Rama (@ediramaal) April 30, 2019