Ekonomi Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Balluku takon Zaev: Plan të qartë...

Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Balluku takon Zaev: Plan të qartë për Korridorin VIII

Në Vjenë, ku mori pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Belinda Balluku bën të ditur se diskutoi me kryeministrin Zaev sa i takon projektit të Korridorit të VIII, të cilin Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e cilëson si projektin më ambicioz mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij”, shkruan Balluku.

Projekti i Korridorit VIII është një projekt ambicioz, i cili do të lehtësojmë lëvizjen e pasagjerëve dhe të mallrave në rajon duke ndërlidhur kështu më tepër vendet mes tyre.