Një episod interesant ka ndodhur gjatë Sanremos, festivalit italian të muzikës. Prezantuesi Amadeus, i njohur si një tifoz i zjarrtë i Interit, i ka punuar një rreng Georgina Rodriguez, bashkëshortes së Cristiano Ronaldos.
Kjo e fundit është një ndër prezantueset e këtij viti në Sanremo. Amadeus është shfaqur me një fanellë të Juventusit në pjesën e përparme, por në momentin që ka hequr xhaketën është dalluar që kishte veshur fanellën e Interit, saktësisht atë me numër 9 të Romelu Lukakut.
Ilaritet te të pranishmit, mes tyre edhe Cristiano Ronaldo, ylli i bardhezinjve. Një batutë rreth kësaj skene ka bërë edhe Lapo Elkann në rrjetet sociale. “I dashur Amadeus, është normale që Juventusi ndodhet përpara dhe Interi qëndron më pas”, shkruan nipi i familjes Agnelli, që zotëron klubin e Juventusit.
Caro Amadeus è normale che DAVANTI ci sia la Juve e che l’Inter sia dietro 🤍🖤#Sanremo2020 #festivalsanremo2020 pic.twitter.com/hTWEsMDkVp
— Lapo Elkann (@lapoelkann_) February 6, 2020