Festivali i 70-të i Këngës Italiane do të mbahet në Sanremo nga 4 deri në 8 shkurt 2020 dhe do të transmetohet çdo mbrëmje në Rai Uno duke filluar nga ora 20.35.
Festivali do të shtrihet përgjatë pesë mbrëmjeve. Artistët dhe këngët e tyre që do të marrin pjesë në Sanremo 2020 do të ndahen në dy kategori:
-Propozimet e reja (të rinjtë)
Juritë që do të përcaktojnë klasifikimet dhe fituesit e dy seksioneve do të jenë: Juria Demoskopike, ë Juria e Shtypit, TV, Radio dhe Web, publiku përmes sistemit të Telefonisë fikse dhe telefonisë celulare, muzikantë.
Këngëtarët e Sanremo 2020 janë 22. Amadeus do të zyrtarizonte më parë të gjithë emrat e pjesëmarrësve në festival (edicioni i 70-të) dhe titujt e këngëve në konkurs. Dhe mes protagonistëve, si zakonisht, ka artistë që tashmë kanë marrë pjesë në garë dhe lojtarë të rinj që po e bëjnë veten të njohur në skenën muzikore italiane, edhe falë suksesit të talenteve. “Do të jetë një festival” freestyle”. “Unë thashë menjëherë – shpjegon Amadeus – se do të ishte një Sanremo i karakterizuar nga paparashikueshmëria, çdo mbrëmje duhet të jetë ndryshe nga tjetra”. Kështu që Achille Lauro do të jetë në skenë me “Me ne frego” i cili solli këngën “Rolls Royce” vitin e kaluar.
Ky mendohet se do të jetë një Sanremo i pasur me të ftuar dhe humor duke marrë parasysh pjesëmarrjen e Fiorellos.
Me të vërtetë dukej si një festival ndryshe, të paktën në frontin e raporteve mes Rai-t dhe shtëpive diskografike. Larg zënkave politike, me pak fjalë. Por në fakt jo: pak orë nga debutimi i edicionit të 70-të të festivalit të këngës italiane përfshihet edhe raporti mes atyre që prodhon ngjarjen (tv publik) dhe atyre që ofrojmë lëndëne parë (këngët): sëë pari skena e jashtme e sheshit Colombo branduar Nutella, mandej një modifikim i rregullave të konkursit të “Nuove proposte” këngëtarëve të rinj bëjnë të tërbohen të mëdhenjtë.
Polemika për të rinjtë
E fundit shenjohet në 23.20 të së hënës 3 shkurt:një letër, me firmën e drejtorit të i Rai 1 Stefano Coletta, me objekt “Tekst I ndryshimit të rregullores së festivalit të 70-të të festivalit të këngës italiane”. Një tekst që citon: “Në seksionin Propozime të reja (këngëtarët e rinj), sfida direkte e fianles”, e parashikuar për të premten më 7 shkurt, do të bëhet përmes ri-prezantimit të regjistruar të interpretimeve (ose një pjesë të tyre) të 2 këngëve ende në konkurrim, të realizuara nga artistët gjatë gjysmëfinales “.
“Unë nuk dija asgjë për vendimin, nuk e shoh të duhurin”, deklaron Tecla Insolia, i cili garon për seksionin e Propozimeve të Reja. Claudio Fasulo, zëvendësdrejtori i Rai 1, ndërhyn duke u shprehur: “Kjo mënyrë është e njëjta se si zgjidhet Fituesi i katëgorisë Big. Flitet për pislliqe, por ka një punë objektive që kemi bërë për të potencuar të rinjtë. Këto këngë kanë dalë për më shumë se dy muaj. Për t’iu dhënë të rinjve fokusin e duhur, ne kemi modifikuar rregulloren për tiu dhënë atyre atë që ata meritojnë. Disa sulme më duken të ulta dhe të pavenda. Me këtë mekanizëm, fituesi i Propozimeve të reja do të jetë në faqet kryesore tashmë të premten në mbrëmje.”
Pavarësisht polemikave që kanë përqafuar këtë edicion të 70-të të festivalit të Sanremos në mbrëmjen e parë të tij, sot, të martën 4 shkurtit, do të debutojnë këngëtarët Irene Grandi, Marco Masini, Rita Pavone, Achille Lauro, Diodato, Le Vibrazioni, Anastasio, Elodie, Bugo dhe Morgan, Alberto Urso, Riki, Raphael.
Tiziano Ferro do të interpretojë këngët e tij më të reja, mes tyre edhe “Pranoj mrekulli”. Në mesin e të ftuarve edhe Xhesika Notaro, një vajzë e shpërfytyruar me acid nga ish partneri i saj.