Sezoni i Cristiano Ronaldos filloi me një gol të anuluar nga VAR, në Parma, një gol i rregullt kundër Napolit dhe një tjetër i shënuar me kombëtaren kundër Serbisë. Ky është grafiku i tri sfidave të para zyrtare të vitit. Le të themi se ylli portugez, edhe në moshën 34-vjeçare, nuk po e harron nuhatjen për golin. Juventusi shpreson se me udhëheqjen teknike të Maurizio Sarrit, i cili bëri që Gonzalo Higuain të vendoste rekordin e golave brenda një sezoni të Serie A (36), CR7 mund të thyejë të gjitha rekordet e mundshme.
Siç raporton “Tuttosport”, në fakt, Maurizio Sarri ka bërë një pakt me Cristiano Ronaldon, të thatë dhe të qartë: “Unë dua që ju të shënoni mbi 40 gola këtë sezon”. Roli dhe qasja e Ronaldos brenda lojës tashmë është zbuluar në dy javët e para të Serie A. Aty kemi pasur edhe provat. Portugezi fillon nga e majta, kthehet pak në mbrojtje (e djathta) dhe më pas zhvendoset në çdo pikë të sulmit.
Sulmuesi qendror është Gonzalo Higuain, i cili hap hapësira për veten e tij, por mbi të gjitha për Cristiano Ronaldo. Ndërkohë, tashmë portugezi e ka shënuar një gol me Juventusin në sezonin e ri, atë ndaj Napolit. Pra, jemi në kuotën -39…, për ta përmbushur paktin me trajnerin Sarri.