Trajneri i Juventus-it, Maurizio Sarri, ka analizuar barazimin e marrë kundër Sassuolo-s në një intervistë të dhënë për DAZN pas ndeshjes.
“Kam folur 30 sekonda me skuadrën. Nuk kemi bërë një ndeshje të keqe, kemi bërë një pjesë të parë pa përdorur kokën, jemi hapur dhe kemi lejuar shumë hapësira, më pas jemi përmirësuar në pjesën e dytë”, ka thënë Sarri.
“Në pjesën e parë kemi bërë disa gabime të shëmtuar, mjafton të shikosh golin e barazimit 1-1. Kemi ditur të reagojmë dhe në fund mund edhe të kishim fituar. Na ka munguar kthjelltësia sepse kemi harxhuar shumë energji në dy ndeshjet e mëparshme”.
“Ronaldo? Ka rikuperuar shumë në aspektin e rezistencës, po luan më mirë në minutat e fundit të ndeshjes. Duhet të jetë më i kthjellët, por më duket se po përmirësohet”.
“Kur mungon koka është më e lehtë të gabosh. Buffon? Kur pësohet një gol analizohet vetëm gabimi i fundit, por në atë rast ka patur një seri gabimesh të pabesueshëm”, ka përfunduar Sarri.