Rikthimet nuk janë të gjithë njësoj. Maurizio Sarri nuk ishte në stol ndeshjen e kaluar, pasi ishte i sëmurë, kështu që nesër për të do të jetë hera e parë: Do të hyjë në San Paolo, aty ku për tre vite qe stadiumi i tij, por këtë herë si kundërshtar, në drejtim të skuadrës më të urryer në Napoli. “Për mua do të jetë një ndeshje e veçantë 0 pranon trajneri i Juventusit -, por nuk ia vlen të harxhojmë energji për një aspekt personal përpara objektivit kolektiv, që është të marrim tre pikët”.
Numri një i bardhezinjve u pyet nëse e mendonte një rikthim te Napoli në të ardhmen. Përgjigja e Sarrit ishte e qartë, me teknikun që i habiti të gjithë, teksa u shpreh: “Një rikthim te Napoli? Pasi të mbaroj me Juventusin mund të largohem nga futbolli”, përfundoi numri një i stolit juventin.