Sport Conte: Shumë blerje? Nuk po blejmë gjysmën e Realit

Conte: Shumë blerje? Nuk po blejmë gjysmën e Realit

Në prag të ndeshjes së Serie A kundër Cagliari, Antonio Conte foli pak për të gjitha.

“Cagliari është një ekip i shkëlqyeshëm. Këtë e dëshmon renditja, si dhe lojtarët e trajneri i tij. Ideja jonë e futbollit është që të sulmojmë gjithmonë. Edhe kur shënojmë golin e parë, ne duam të gjejmë të dytin e të tretin. Asnjëherë nuk duam të “pickojmë”.

A jam i kënaqur me merkaton e dimrit?” Unë gjithmonë e kam thënë: nëse dikush do të vinte, kjo për shkak se lojtarë të tjerë do të largoheshin. Por ju po e bëni sikur po blejmë gjysmën e Real Madridit. Por nuk është kështu. Kanë ardhur lojtarë që nuk kanë luajtur prej kohësh, si Moses dhe Young. Të mos largohemi nga realiteti, do të duhet ca kohë që të vijnë në formë”.

Barazimi ndaj Lecce? “Ne gjithmonë duhet të qëndrojmë shumë të përulur. Ne po shtrojmë një rrugë solide, që parashikon edhe pengesa, pavarësisht nëse dikush nuk dëshiron ta kuptojë. Fakti që kemi fituar gjithë këtë besueshmëri në gjashtë muaj do të thotë shumë. Nuk duhet të dekurajohemi, sepse kemi humbur vetëm një ndeshje në kampionat”.

Juventusi luan në Napoli? “Nuk kemi pse t’i shohim të tjerët, mendojmë vetëm për rritjen tonë, punën që duhet të bëjmë”.