Autoritetet amerikane kanë sekuestruar një sasi rekord kokaine, 1.45 tonë, në New York.
Autoritetet e portit konfirmuan se kjo ishte një sasi rekord prej 25 vitesh dhe vlera e saj llogaritet me 77 milionë dollarë.
Sekuestrimi ka ndodhur në 28 Shkurt, ndërsa mediat amerikane kanë publikuar lajmin vetëm të martën. Kokaina ishte vendosur në disa pako brenda një kontenieri në port.
Sipas të dhënave të para të hetuesve, trafikantët kanë hapur me forcë kontenierin, duke fshehur lëndën narkotike në një ngarkesë të autorizuar, që ishte nisur nga porti kolumbian i Buenaventuras.
Ky është sekuestrimi më i madh i kokainës i bërë në portin e New York-ut që prej vitit 1994, kur u sekuestruan 2.7 tonë kokainë.