Politika Rama me studentët e punësuar: Ndaluam prurjet e tepsisë!

Rama me studentët e punësuar: Ndaluam prurjet e tepsisë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me studentë ekselentë, të punësuar nëpërmjet platformës “Punë të mbarë”, tha se u desh protesta e studentëve që t’i hapej rrugë punësimit të më të mirëve dhe kësaj nisme.

Kreu i qeverisë iu tha të rinjve se brenda vitit të parë të punës do të kenë mundësi jo vetëm të fitojnë eksperiencë për konkursin pas një viti, por do ta njohin vendin më mirë se kushdo që do vijë të konkurrojë për atë vend pune.

“Të gjitha vendet e lira që janë edhe me kod pune dhe që nuk janë pjesë e shërbimit civil, hipoteka, ALUIZNI, inspektorate të ndryshme do të jenë në dispozicion të më të mirëve, kjo është një ndihmë shumë e madhe se kështu i kemi dhënë fre edhe prurjeve të tepsisë, duke i dhënë fytyrë të re administratës”, u shpreh Rama.