Bota Scholz flet pas fitores: Shpresoj në formimin e një koalicioni para Krishtlindjeve

Scholz flet pas fitores: Shpresoj në formimin e një koalicioni para Krishtlindjeve

Olaf Scholz, fituesi i SPD-së në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, foli nga Willy Brandt Haus menjëherë pasi u publikuan rezultatet fillestare. “Qytetarët duan që të ketë një ndryshim në qeveri dhe ata duan që kancelari të quhet Olaf Scholz”, tha ai, duke shprehur entuziazmin për “suksesin e madh” pas rënies së zgjedhjeve të mëparshme federale.

“Ne do të donim të ndërtonim një koalicion qeverisës sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministri aktual i financave dhe zëvendës i Angela Merkel në qeverinë e Koalicionit Grosse

”Duam sa më shpejt një koalicion”, deklaroi Scholz duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetarit të ”Willy Brandt Haus”.

“Shpresoj se një koalicion mund të arrihet para Krishtlindjeve”, theksoi Scholz.

”Është shumë e nevojshme të sigurohen zgjidhje që janë të mira për partitë dhe për vendin”, theksoi ai.

“Një koalicion socio-ekologjiko-liberal lënë gjurmë solide në histori”, tha Scholz.

Ai kujtoi koalicionin e suksesshëm socio-liberal, që ka qeverisur vendin që nga viti 1969 deri në vitin 1982.

Më herët konservatori Armin Laschet kishte folur nga selia e CDU në Berlin, Konrad Adenauer Haus, ku kishte mbërritur edhe kancelarja: “Rezultati përfundimtar nuk është i sigurt. Ne do të bëjmë gjithçka për të krijuar një qeveri nën udhëheqjen e Unionit”, tha ai, duke pranuar, se nuk janë të kënaqur me rezultatin.