Në Festivalin e Filmit në New York, fituesi i Oskarit Martin Scorsese zbuloi se nuk dëshiron të dijë identitetin e një regjisori para se të shikonte punën e tyre.
Fjala e tij, mbajtur në Lincoln Center, ishte një ditë pas premierës së filmit të tij më të fundit “The Irishman”. Regjisori i “Taxi Driver” e shfrytëzoi këtë moment për të theksuar që ai shihte artin, përpara se të shihte artistin.
“Është kaq e mahnitshme që ju mund të shihni filma në atë mënyrë dhe nuk e dini kush e bëri atë, dhe më pas ta zbuloni. Kështu që ju mund ta shikoni atë si art në vetvete”. theksoi Scorsese.
Ky event shkoi përtej mundësisë për të dëgjuar lavdërimin e regjisorëve pjesëmarrës apo drejtuesit të festivalit. Ngjarja në vetvete ofroi një vështrim të qetë, por intim, se si Scorsese afrohet dhe vlerëson prodhimin dhe konsumimin e kinemasë. Me një sinqeritet të hollësishëm, ai deklaroi se kur bëhet fjalë për bërjen e filmave “, ajo që kërkon vërtet është dëshira dhe obsesioni”. Sa i përket mënyrës sesi përcaktoni një film të mirë apo të keq, ajo që mund të mos jetë “një film i mirë” mund të jetë akoma art i mirë, dhe nuk ka rëndësi se kush vendos, u shpreh ai.
Ndërsa biseda u përqendrua në thellësinë e punës regjisoriale të Scorsese, shumë pak u përqendrua në filmin e tij të fundit “ The Irishman”, drama tre orë e gjysmë me Robert De Niro dhe Al Pacino.
Ndërsa të pranishmit mund të mos kenë marrë ndonjë pasqyrë të drejtpërdrejtë në qasjen e tij krijuese në The Irishman, Scorsese mori kohën për të ndarë atë që e donte, komentet mbi Festivalin e Filmit në New York.
“Në 1963, kur filloi kjo gjë, unë nuk mund të përballoja biletat, por ishte gjëja më e jashtëzakonshme që ndodhi në New York,” tha Scorsese.