Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka folur sot në kryesinë, të cilën kryetari Lulzim Basha e mblodhi pas Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha.
Gjekmarkaj ka deklaruar se Lulzim Basha në 9 shtator mori vendimin e duhur, për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, por mënyra ishte e gabuar.
Deputeti ka deklaruar se demokratet sonte janë kokulur sepse e shohin partinë e tyre me të përçare se kurrë. “Nuk e di nëse jemi ne apo ata shumica”, ka deklaruar ndër të tjera Gjekmarkaj.
“Kjo është një kryesi ideale! Një Kryesi ëndrrash. Këtu s’ka me debat janë të gjithë në anën e Kryetarit! Çdo lider do ja kishte zile kësaj dite. Tani le te kthehemi tek problemi duam një parti për vete si kjo, ku te jemi ne në kryesi, deputet etj , një me te bashkuar një PD të madhe apo ënde një me të madhe për të ardhur një ditë në pushtet! Për ketë duhet ende eksploruar çdo mundësi komunikimi dhe jo ndëshkimi, çdo mundësi për te shmangur ketë drame ne te cilën eshte PD ! Unë nuk di ne përfaqësojmë shumicën apo “ata”! Ju i merrni vendimet me një grup të vogël dhe ne na i lexoni këtu unë e refuzoj këtë logjike.
Por di që demokratët sonte janë kokulur sepse e shohin partine e tyre me të përçarë se kurrë! Ndëshkimi është i lehtë, por s’e di në është i duhuri. Z. Basha ju keni marre vendimin e duhur më 9 shtator, por në mënyrën e gabuar! Partitë nuk janë si fëmijët ku qëndrimi paternalist i Kryetarit e shpëton nga rruga e keqe. Një parti e merr vete përgjegjësinë para historisë, në do të bëhet antiamerikane, antiperëndimore, antikombëtare, të vetëshkaterrohet dhe nese e duan s’e ndal dot! Kryetar ju keni eksperiencë politike të gjate shumë më të gjate se unë, ndaj duhet tentuar çdo rrugë çdo interes personal që kjo parti ti shpëtojë goditjes! Unë kam mbajtë qëndrimet e mia e as pendohem për to, të njëjtat do mbaja përsëri dhe nëse s’ka rrugë tjetër dhe jemi te detyruar të shpëtojmë bërthamën properëndimore të kësaj partie hajde ta shpëtojmë të vetëdijshëm që po zvogëlohemi.
Duhet te pyesim veten pse zunë vend tezat e foltores, pse u rrit ditë pas dite ajo lëvizje. Sali Berisha ditën e parë pat 30 mbështetës! Sot mijëra sepse ai doli bëri betejë, kurse ju e bëtë betejën në vazo, me pak dalje televizive! Tani në kemi kongresin më datë 18, ende nuk jemi mbledhë, nuk dimë çfarë tezash do hedhim, si do ta bëjmë ngjarje frymëzuese atë? A mund të përgatitet një kuvend në pak ditë për t’ju imponuar shoqërisë?”, është shprehur deputeti i PD-së.