Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona, ka bërë me dije se fëmijët e vegjël të viktimën nuk e dinë që nëna e tyre ka ndërruar jetë.
Pasi doli nga Gjykata ku dorëzoi kërkesën për zhvarrimin e saj dhe ri varrosjen në vendlindje, Leonard Ademaj bëri me dije se fëmijët janë të prindërit e Naim Murselit, dhe se ata s’kanë këmbëngulur që t’i marrin meqë gjendja emocionale e familjarëve është e rëndë
“Me fëmijët kemi pasë kontakt. Shoqata sociale ka ardhur dhe ka qenë edhe te ata, që fëmijët janë mirë dhe mos keni merak për ta. Ata nuk kanë telefona që ne me komuniku me ta sepse janë të vegjël. Kujdesin e tyre e kanë gjyshja dhe gjyshi i tyre (prindërit e Naimit). Kanë ardhur e na kanë pyet. Te ne është gjendja shumë katastrofale dhe fëmijët s’e kanë kuptu hala që nana ka vdekë dhe me ardhë te ne e kanë më të lehtë me e kuptu se çka është duke ndodhur. I kemi lënë te ata sepse janë edhe fëmijët e vëllait të Naimit dhe po e kalojnë kohën me ta pa e kuptu”, tha ai.
Ndërkohë, Leonardi ka treguar edhe se çfarë i thanë fëmijët, vetëm pak orë pas ngjarjes.
“Dajë na kan dal përpara na kanë sulmu, na kan lyp paret unë nuk jau kom jep. Jemi kon kerr na ka marrë babi kemi ec rrugës, e kemi harru mamin në kerr”, tregon vëllai i së ndjerës se çfarë i thanë fëmijët. Leonardi theksoi se “nuk mundem me imagjinua në çfarë gjendje ka qenë motra ime kur e ka pa burrin tu ik nga vetura me dy fëmijët”.
Gjithashtu, ai ka sqaruar edhe se familja nuk ka ndërmend që të marrë hak, por ia lë drejtësisë në dorë.
“Ka qenë një keqkuptim. Ditën kur e kanë arrestuar Naimin, na kanë thirrë në telefon dhe na kanë thënë që është edhe dy ditë e pamja. Këtu është bërë një keqkuptim se kanë thënë dy ditë i kanë dhënë afat e s’di as çka është besë. Ajo s’është e vërtetë. Baba i ka thënë mbane të pamën edhe dy ditë qysh e keni pasë dhe asnjë send tjetër s’ka pasë. S’ka pasë dy e tri ditë besë. Ne gjithçka ia lëmë drejtësisë, besojmë në drejtësi të Kosovës”, ka thënë ai.