Njerëzit shumë shpejt do mund të shohin edhe në errësirë, kjo pasi shkencëtarët kanë krijuar një injeksion të provuar tek kafshët që lejon dallimin e dritës infra red.
Injeksionet të cilat shkencëtarët thanë se kishin efekte minimale anësore, lejuan minjtë të shihnin dritën infra të kuqe, natën dhe ditën dhe mund të zhvillohen gjithashtu për tu aplikuar edhe tek njerëzit.
Të gjitha burimet e nxehtësisë, të tilla si çdo krijesë e gjallë, lëshojnë nxehtësi që krijon rrezatimin infra të kuq. Ekipi hulumtues i Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë pretendon se teknika e re ka aplikime ushtarake dhe të sigurisë veçanërisht për personelin që punon në mjedise të errëta. Profesor Tian Xue tha se sipas studimit të tyre kjo teknologji do të punojë edhe në sytë e njeriut, jo vetëm për gjenerimin e super vizionit, por edhe për zgjidhje terapeutike në problematikat me shikimin tek njeriu.
Ai shtoi: “Drita e dukshme që mund të perceptohet nga vizioni natyror i njeriut zë vetëm një pjesë shumë të vogël të spektrit elektromagnetik.
Valët elektromagnetike më të gjata ose më të shkurtra se drita e dukshme mbartin shumë informacione”.
Ekipi, i cili ka punuar me Universitetin e Massachusetts Medical School injekton nanopartikole në sytë e minjve. Këto grimca konvertojnë qelizat që zbulojnë dritën në sy, të quajtur kone, duke i lejuar ata të zbulojnë dritën infra-kuqe, të cilat normalisht kanë gjatësi vale tepër të gjata për t’u zbuluar. Por grimcat absorbojnë dritën infra të kuqe, dhe prodhojnë gjatësi vale më të shkurtra nga të cilat konet mund të zbulojnë.
Studiuesit testuan nanopartikalet në minj, të cilat, si njerëzit, nuk mund ta shohin natyrshëm një dritë infra të kuqe. Minjtë që morën injeksione treguan shenja fizike të pandërgjegjshme duke vërejtur se ata ishin duke zbuluar dritën infra të kuqe. Në raste të rralla, u dalluan edhe efekte anësore tek minjtë në pjesën e kornesë së syrit por ato u zhdukën brenda pak ditësh. Testime të tjera nuk gjetën dëmtime në strukturën e retinës pas injektimeve nën-retinale.
Teknologjia e tanishme infra e kuqe mbështetet në detektorë dhe kamera që shpesh kufizohen nga drita e mjedisit dhe kanë nevojë për burime të jashtme të energjisë. “Kjo është një temë emocionuese, sepse teknologjia që kemi bërë të mundur këtu mund t’i lejojë qeniet njerëzore të shohin përtej aftësive tona natyrore”, tha profesor Xue një prej zhvilluesve të kësaj teknologjie inovative.