Kryesore Rama replikon me Bashën në studion e RAI: Do Juventusin pa Ronaldon!

Rama replikon me Bashën në studion e RAI: Do Juventusin pa Ronaldon!

Kreu i qeverisë, Edi Rama dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha janë përplasur në studion e “Porta a Porta” në Rai Uno.

Gjatë kohës që Rama ishte në studio, gazetari Bruno Vespa transmetoi një intervistë të Lulzim Bashës, i cili renditi dy problemet kryesore që ka Shqipëria sot.

“Shqipëria ka dy probleme të mëdha, problem me demokracinë dhe kriminalitetin.

Vitin e kaluar Shqipëria ka pasur me trafikun e drogës, dhe me milionat e drogës u blenë, votat, policia, media etj.  Dy muaj më parë mediat ndërkombëtare kanë  publikuar disa përgjime të prokurorisë për zyrtarë të lartë të PS-së, ku vërtetohet se ka pasur kontakte me bosët e drogës për të blerë votat, për të intimiduar opozitën në zgjedhjet e shkuara. Për 4 vjet qeveria ka pasur ministër të Brendshëm, Saimir Tahirin, i cili tani është nën akuzë zyrtarisht për trafik ndërkombëtar droge. Këto akuza u ngritën nga prokurorët antimafia e Katanias. Pasardhësit të tij, Fatmir Xhafajt, drejtësia italiane i ka dënuar vëllanë me 7 vjet burg si anëtar i një organizate ndërkombëtare droge”, tha Basha.

Por në kundërpërgjigje Edi Rama tha se për çështjen e kanabisit, raportet më të besueshme janë ato të Guardia Di Finanza, që sipas tij tregojnë luftën reale që është bërë me drogën.

Por Rama nuk ka nguruar ta quaj Bashën si “mikun e tij“ me të cilin bëri marrëveshjen e 18 majit. Kryeministri tregoi dy pika të marrëveshjes me Bashën që kishin të bënin me njohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe me mos prishjen e imazhit të Shqipërisë në botë.

“Dy gjëra bëmë në marrëveshjen me mikun tim lider të opozitës. Kush fiton qeverisë dhe kush humbet do bëj opozitë. Ndërkohë që pika e dytë ishte nuk flitet keq për Shqipërinë në gjuhë të huaj”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi dhe zëvendësimin e mandateve dhe kërkesën e opozitës për largimin e tij. Ai e krahasoi situatën me skuadrën e Juventusit dhe veten e tij me Ronaldon.

“Ata u larguan nga parlamenti, dhe thanë që kryeministri duhet të largohet. Pra Juventusi duhet të largohet dhe të krijohet një skuadër e re pa Cristiano Ronaldon. Pra ata u larguan nga Parlamenti, ndërkohë që deputetët po zëvendësohen me pasuesit në lista. Në qershor janë zgjedhjet, por ata kanë bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e shkuara. Sipas sondazheve të mija janë me keq se opozita e juaj”, tha Rama.