Policia e Vlorës ka sekuestruar llogarinë bankare me shumën monetare prej 298.324 mijë euro, e cila dyshohet të jetë vënë në rrugë kriminale.
Kanë qenë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë Vlorë, që në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ditën e sotme kanë bërë të mundur sekustrimin e dy llogarive bankare të shtetases T.B., 57 vjeçe, banuese në Vlorë, me një shumë totale prej 298.324 Euro.
Ndërkohë, burimet deklarojnë se 57-vjeçarja nuk rezulton e punësuar, dhe për rrjedhojë nuk ka justifikuar të ardhurat, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar burimin e kësaj pasurie.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal.