Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën për Kelment Balilin. Shkak është bërë mungesa e avokatit Theodhori Sollaku.
Ky i fundiy ka çuar një raport në Gjykatë, pasi pretendon se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë edhe vet Kelment Balili nuk ka qënë i pranishëm në seancën e radhës.
Kjo është hera e dytë që seanca ndaj Kelment Balilit shtyhet për shkak të mungesës së avokatëve. Balili akuzohet për trafik narkotikësh, për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, refuzim e deklarimin pasurisë dhe për pastrim parash. Balili dyshohet se me një grup të tij trafikonte drogë nga Saranda në Greqi. Pak kohë më parë Kelment Balili zgjodhi të vetdorëzohej në Polici, pas negociatave.
Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Kelment Balilit për gjykim të shkurtuar. Pranimi i kësaj kërkese do të thotë që edhe nëse Balili do të shpallet fajtor, atëherë atij automatikisht do ti ulet 1/3 e dënimit.