Aktualitet Vrasja e Nardit të Bujtinave, të arrestuarit nuk pranojnë të flasin

Vrasja e Nardit të Bujtinave, të arrestuarit nuk pranojnë të flasin

Tre të arrestuarit për vrasjen e Ferdinand Polisë i njohur edhe si Nardi i Bujtinave në Theth, nuk kanë pranuar të flasin në polici.

Ata kanë mohuar akuzat ndaj tyre dhe kanë kërkuar menjëherë avokat për të mbrojtur.

Të arrestuarit akuzohen si bashkëpunëtorë të autorit, i cili është akoma në arrati. Ata janë dy vëllezërit Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç të dy banues në lagjen “Skënderbeg” dhe Alfred Martini 20-vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

I shpallur në kërkim si autori i vrasjes është K.S 27 vjeç.

Ata akuzohen se i kanë siguruar armët dhe e kanë strehuar pas vrasjes autorin.

Gjatë operacionit u  sekuestruan 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.