Edhe pse dështuan me “Impeachment”, demokratët vijojnë sulmet ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Senati amerikan miratoi së fundmi një rezolutë që e kufizon autoritetin e presidentit Donald Trump për të nisur operacione ushtarake kundër Iranit, pas vrasjes së gjeneralit të lartë Soleimani.
Sipas rezolutës që e mbështetën dhe disa senatorë republikanë, Trump duhet të marrë në fillim miratimin e Kongresit në të ardhmen, përpara se të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit.
Senatori Kaine, i cili ishte dhe hartuesi i kësaj rezolute) dhe mbështetës të tjerë thanë se rezoluta nuk është për Trump, por rivlerëson fuqinë e Kongresit për të shpallur luftë.
Sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është Kongresi ai që ka fuqinë për të shpallur luftë dhe jo presidenti.