Senida Mesi, ish-zëvendëskryeministra e zëvendësuar nga Erjon Braçe në këtë post, ishte e ftuar në “Debat” së bashku me deputeten e PD, Dhurata Çupi.
Mesi u pyet se si e mori lajmin që do të largohej nga posti i zëvendësministres. Ndër të tjera ajo theksoi se të larguarit nga qeveria kanë role të përcaktuara në zgjedhjet lokale.
“Kjo është kompetencë e Kryeministrit. Ashtu siç u emërova në postin e zëvendëskryeministrit në shtatorin e vitit 2018.
Pastaj ky është një bisedë e brendshme e PS dhe kabinetit të vjetër të qeverisë dhe nuk ka asgjë për të fshehur mes nesh. Në një takim me këshillin e ministrave është diskutuar nevoja për ndryshimin e kabinetit, me detyra të caktuara për secilin prej nesh që do iki nga kabineti me role dhe përgjegjësi para një viti elektoral.
Ministrat e rinj kanë kompetencën dhe eksperiencën e mjaftueshme jashtë qeverisë për të kontribuuar në fushën politike. Nuk më pëlqen fare që kabineti i ri nuk ka apo ka eksperiencën e duhur politike.
Secili prej të larguarve nga kabineti kemi role shumë të mira të përcaktuara në zgjedhjet lokale”, tha Senida Mesi.