Milan ka mundur me vështirësi Bolonjën në San Siro dhe mban ende gjallë shpresën për të kapur vendin e katërt, që do t’i jepte kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Suso dhe Borini shënuan për kuqezinjtë, përpara se Destro të shkurtonte diferencën, ndërkohë që Paqueta u ndëshkua me karton të kuq, duke bërë që kuqezinjtë të vuanin në 20 minutat e fundit të ndeshjes.
Gjithsesi, skuadra e Gattusos arriti të ruante avantazhin deri në fund, duke marrë 3 pikë që e çojnë në vendin e pestë në renditje me 59 pikë, po aq sa edhe Roma, 3 pikë larg Atalantës së vendit të katërt.