Në kuptimin më fisnik, ato janë fryt i shkëlqyer i talentit. Në një kuptim më të keq, mjeti për të bërë llogaritë. Fitimet e kapitalit, pra fitimi nga shitja e lojtarëve, ka shumë nuanca dhe, në fund të fundit, janë të tërthorta. Klube të mëdhenj dhe të vegjël, të pasur dhe të varfër, nuk mund të bëjnë pa to. Në Itali edhe më shumë se gjetkë. Numrat e studimit të “Gazzetta dello Sport” thonë se Serie A ka garuar në këtë drejtim buxhetet e klubeve të nivelit më të lartë në pesë vitet e fundit. Midis sezonit 2013-2014 dhe 2017-2018, klubet italiane kanë grumbulluar 2.673 milionë euro fitime kapitale nga shitja e lojtarëve.
Vetëm në sezonin e kaluar, kjo shifër, e cila duhet të përfaqësojë një komponent të jashtëzakonshëm të të ardhurave, për dallim nga të drejtat televizive dhe sponsorët, përfaqësonte një të katërtën e të ardhurave në Serie A. Kjo dëshmi financiare mund të krahasohet me ligat e mëdha europiane. Në periudhën 5-vjeçare të “ekzaminuar”, vetëm Premier League regjistroi të njëjtin nivel të fitimeve kapitale (2.686 milionë euro), por me një qarkullim pothuajse të trefishtë të Serie A. Ligat e tjera e kanë këtë komponent si vijon: Bundesliga – 2.161 milionë euro dhe La Liga – 1.815 milionë euro.
Rreziku për të rënë përsëri në vesin e vjetër është i lartë, sepse rritja e vlerës së lojtarëve, kur nuk mbështetet në shkaqe teknike, por në nevoja për të krijuar artificialisht fitime kapitale, përfundon në fryrjen e kostove, deri në bërjen e tyre të paqëndrueshme. Serie A, kohët e fundit ka përjetuar një rritje të fitimeve kapitale, pothuajse dyfish në krahasim me vitin paraardhës, duke tejkaluar 700 milionët. Dhe nëse në sezonin 2016-2017 kjo rritje justifikohej pjesërisht nga shitjet rekord të Pogba (96.5 milionë euro fitime për Juventus) dhe Higuain (86 milionë euro për Napolin), në 2017-2018 shifra është rritur më tej, pa yje të mëdhenj (kulmi është shitja për 39.1 milionë euro e Bernardeschi nga Fiorentina), për të arritur në 738 milionë euro.
Midis viteve 2013 dhe 2018, ”mbretëreshat” e fitimeve kapitale ishin Roma dhe Juventusi, me shifra përkatëse 331 dhe 327 milionë euro. Strategjitë e merkatos agresive vazhduan edhe në sezonin 2018-2019. Verdhekuqtë regjistruan rreth 130 milionë euro fitime kapitale (shitën Alisson, Manolas dhe Pellegrini). Bardhezinjtë fituan mbi 120 milionë euro, pa hequr dorë nga lojtarët më të mirë, por duke “skarcuar” emra të tillë si Audero, Cerri, Mandragora, Sturaro.