Një lëkundje tërmeti u ndje pak pas mesnatës së sotme në vendin tonë, në orën 00:14.
Të dhënat e para flasin për një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter dhe me epiqendër në fshatin Shetaj të Durrësit.
Sipas sizmologëve, paslëkundjet pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit janë normale.