Kryesore Sërish rekord infektimesh nga Covid në Shqipëri

Sërish rekord infektimesh nga Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 7,859 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,643 qytetarë.

Rastet e reja janë në këto bashki: 1,250 në Tiranë, 137 në Durrës, 120 në Shkodër, 103 në Vlorë, 92 në Elbasan, 90 në Fier, 55 në Lushnje, Gjirokastër, 49 në Berat, 46 në Sarandë, 39 në Krujë, 37 në Lezhë, Kamëz, 35 në Korçë, 34 në Kuçovë, 29 në Kavajë, 27 në Kurbin, 26 në Vorë, 24 në Patos, 19 në Dibër, 18 në Tropojë, Mirditë, Dimal, 17 në Pogradec, 16 në Mallakastër, Cërrik, 13 në Gramsh, 11 Malësi e Madhe, Librazhd, 10 në Vau i Dejës, Divjakë, Skrapar, Belsh, 9 në Shijak, Përmet, Libohovë, Devoll, Peqin, 8 në Mat, Kolonjë, Prrenjas, 7 në Pukë, Rrogozhinë, 6 në Fushë Arrëz, Kukës, 5 në Has, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, 4 në Bulqizë, Poliçan, 3 në Klos, Tepelenë, Maliq, 2 në Rroskovec, Himarë, Këlcyrë, 1 në Konispol, Dropull.

Janë 22,967 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Viktimat- Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Kavaja 66 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, tre qytetarë nga Durrësi 73-77 vjeç, një qytetar nga Tirana 85 vjeç.

Janë shëruar 1,692 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 212,879 që nga fillimi i epidemisë.