Nuk shterojnë provokimet ushtarake midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Burime nga forcat detare amerikane kanë deklaruar se në ujërat pranë Filipineve një anije ushtarake ruse ka rrezikuar përballjen me një anije patrulluese amerikane, të cilës iu afrua deri në 15-20 metra.
Autoritetet amerikane kanë cilësuar sjelljen e kapitenit rus si “të rrezikshme dhe jo profesionale”.
Episodi futet në kuadrin e një seri provokimesh ushtarake ruse ndaj palës amerikane, por edhe të mjeteve të tjera të vendeve të NATO-s.
Vetëm pak ditë më parë, u raportua një episod i ngjashëm në ajër, ku një avion sulmues Su-35 rus për tre herë iu afrua një mjeti transportues amerikan.