Portieri i Juventusit, Vojçiek Shezni, ka thumbuar legjendën e Romës, Françesko Toti gjatë një intervistë të dhënë për mediat polake.
Gardiani bardhezi e ka tepruar disi me shakanë e bërë duke krahasuar portierin e tretë të Juventusit, Karlo Pinsoljo me kapitenin legjendar.
“Pinsoljo është një djalë i mirë, e përmirëson atmosferën në dhomën e zhveshjes. Vitin e kaluar ka luajtur 22 minuta, por kaq i kanë mjaftuar atij për të fituar numër të njëjtë titujsh sa Toti…”, u shpreh Shezni për “Foot Truck.
Kujtojmë që Pinsoljo debutoi me Juventusin në Serinë A, majin e kaluar, teksa zëvendësoi Bufonin në ndeshjen e fundit të sezonit. Vetëm 22 minuta në fushë, por 3 trofe të fituar: Kampionat, Kupë dhe Superkupë.