Këngëtarja kolumbiane Shakira ka folur për herë të parë për ndarjen me bashkëshortin e saj futbollistin Gerard Piqeu pas 12 vitesh, të cilët janë prindër të dy fëmijëve.
Këngëtarja 45-vjeçare nuk pranoi të flasë për lidhjen e re të dashurisë së Pique me një vajza më të re.
Shakira shpjegoi se sa e vështirë ka qenë jeta e saj pas ndarjes me Piqeu.
“Është vërtetë e vështirë të flasësh për jetën personale pasi është hera e parë që flas në një intervistë për këtë situatë. Kam qëndruar e heshtur. Është e vështirë të flasësh, veçanërisht sepse jam ende duke e përjetuar, dhe sepse ndarja jonë nuk është një ndarje e rregullt. Ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Shumë e vështirë”, është shprehur këngëtarja për revistën “Elle”.
Në intervistën e saj, Shakira ka thënë se është munduar që të gjithë këtë situatë që kaloi me Pique ta mbajë të fshehtë nga fëmijët e saj.
“Por më pas ata dëgjojnë gjëra në shkollë nga miqtë e tyre ose lexojnë lajme të pakëndshme në internet dhe kjo i prek ata”, tregoi Shakira.
45-vjeçarja nuk pranoi që të fliste për lidhjen e re të Pique me një vajzë 23-vjeçare, duke thënë se këto janë detaje të tyre private.