Këngëtarja e njohur botërore Shakira ka rënë pre e një sulmi nga derrat e egër. Ylli i muzikës pop po shëtiste në një park në Barcelonë së bashku me djalin e saj 8-vjeçar kur u sulmua nga derrat e egër.
Këngëtarja kolumbiane tregoi në disa postime në Instagram historinë e saj. Ajo u shpreh se derrat e egër i tërhoqën çantën që mbante në dorë. Më vonë e gjeti në pyll të shkatërruar.
Shakira është personi më i fundit që sulmohet nga derrat e egër në Barcelonë, të cilët vitet e fundit kanë pushtuar qytetin.
Në vitin 2016, policia spanjolle kishte marrë 1187 telefonata nga qytetarët të cilët shprehnin shqetësimin për derrat e egër që kishin dalë nëpër qytet.