Aktualitet Shantazh me video intime, kush është 23-vjeçari i plagosur në Tiranë

Shantazh me video intime, kush është 23-vjeçari i plagosur në Tiranë

17-vjeçarja Griselda Gjinkola u ekzekutua me plumb në kokë në një atentat me armë mbrëmjen e së mërkurës. I plagosur mbeti i dashuri i saj, 23-vjeçari, Erion Benga. Ai ka marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Por 23-vjeçari i cili mbeti i plagosur ka një precedent penal në të shkuarën. Ai është arrestuar para dy vitesh për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Sipas njoftimit që bëri të ditur policia në atë kohë i riu është akuzuar se në bashkëpunim me një person tjetër me iniciale A.S, 25-vjeç ka shantazhuar ish-të dashurën se do ti publikonte një video intime, nëse ajo nuk i jepte 2 mijë euro.