Tenistja ruse, Maria Sharapova, arriti që të depërtojë në skenën e madhe të tenisit botëror, më 2004, kur në finale të turneut Grad Slam të Uimbëlldonit ajo mposhti Serena Uiliamsin.
Por duket se tenistja e famshme amerikane, sot e kësaj dite, nuk e ka harruar dot atë humbje, megjithëse ajo e ka mundur tenisten ruse 19 herë në 20 ndeshjet e zhvilluara me të deri tani.
Sipas Sharapovës, ajo humbje është zanafilla e rivalitetit të ndërsjellë që vazhdon edhe sot.
“Kur përfundoi ndeshja finale (Uimbëlldon, 2004), Serena m’u afrua dhe më përqafoi, duke më përshëndetur me buzëqeshje me fjalët ‘Bëre një punë të mirë’. Por unë e kuptova se fjalët e saj nuk ishin të sinqerta dhe nuk i dilnin nga zemra.
Kur hyra në dhomën e zhveshjes, unë e dëgjova se ajo po qante, kështu që dola menjëherë, por ajo e dinte se unë e kisha dëgjuar, duke qarë.
Njerëzit, shpesh, bëjnë pyetjen se përse unë kam një statistikë kaq negative ndeshjesh me të, vetëm dy fitore dhe 19 humbje? Unë mendoj se përgjigja duhet të gjendet tek ajo dhoma e zhveshjes.
Ajo më urren mua, sepse unë e munda, pikërisht, atëkohë, në Uimbëlldon, ndërkohë që ajo priste që të më mundte lehtë mua. Ajo më urren më shumë mua, sepse unë e kisha dëgjuar atë, duke qarë.
Një miku ynë i përbashkët më ka thënë se Serena i kishte thënë atij, atëkohë, se ajo nuk do të humbiste më, në asnjë mënyrë, ndaj ‘asaj kuçke’”, tregon Sharapova.