Presidenti i Venezuelës është akuzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me zyrtarë të tjerë, për krime që lidhen me trafikun ndërkombëtar të drogës.
SHBA ofroi gjithashtu 15 milionë dollarë për këdo që ofron informacione që do të çojnë në arrestimin e tij. Vendimi, që çon në pikën më të ulët historike marrëdhëniet mes dy shteteve, u bë publik nga Prokurori i Përgjithshëm në SHBA, William Barr.
Gjithashtu, SHBA ofroi 10 milionë dollarë për informacione për secilin nga bashkëpunëtorët e Maduros, konkretisht për Diosdado Cabello Rondón, President e Asamblesë Kushtetuese; Gjeneralin Hugo Carvajal Barrios, ish-drjetorin e Shërbimit Informativ Ushtarak; Clíver Alcalá Cordones, Gjeneral Major i dalë në pension; dhe Tareck Zaidan El Aissami Maddah, Ministër i Industrisë.
“Sot, SHBA shpalli shpërblimet për të vënë para drejtësisë zyrtarët e regjimit të Maduros. Njerëzit në Venezuelë meritojnë një qeveri transparente, të përgjegjshme, dhe përfaqësuese, që i shërben nevojave të popullit”, shkroi në Twitter, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.