SHBA-të kanë blerë pothuajse të gjithë stokun botëror të “remdesivir”, një nga dy ilaçet që janë vërtetuar deri tani se e mposhtin COVID-19.
Versioni i ilaçit që prodhohet nga kompania amerikane “Gilead” është e vetmja që u miratua nga Agjencia Europiane e Medikamenteve për trajtimin e pacientëve me koronavirus.
Ky veprim nënkupton që autoritetet shëndetësore europiane mund të mos kenë mundësi ta blejnë ilaçin deri në vjeshtë.
SHBA-të kanë porositur 100% të prodhimit që do të realizojë Gilead deri në fund të korrikut (94.200 kura) si dhe kanë blerë 500 mijë që ishin në stok.
Remdesivir ka ndihmuar me uljen e kohës së shërimit të pacientëve në fazë të rënda, por nuk ka pasur ndikim te pacientët me simptoma mesatare apo të lehta.
“Administrata e presidentit Trump po bën gjithçka që është e mundur për të mësuar më shumë rreth terapive për COVID-19, si dhe që t’ua mundësojë amerikanëve”, tha Aleks Azar, Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-ve.
SHBA-të janë vendi më i prekur në botë nga pandemia. Një kurë me Remdesivir kushton rreth 2850 euro. Deri tani, ilaçi është miratuar për përdorim në SHBA, Japoni dhe BE.