Bota SHBA frenon euforinë e Izraelit: Mos aneksoni tokë palestineze

SHBA frenon euforinë e Izraelit: Mos aneksoni tokë palestineze

David Friedman, ambasadori amerikan në Izrael

Shtetet e Bashkuara frenojnë euforinë izraelite. “Mos aneksoni tokë palestineze pasi kjo dëmton planin e presidentit Donald Trump për paqe”, ishte paralajmërimi i ambasadorit amerikan në Izrael për kryeministrin Benjamin Netanjahu.

Reagimi i ambasadorit David Friedman erdhi pasi kreu i qeverisë izraelite prezantoi hartat e reja për të aneksuar territor të Palestinës, bazuar në planin e Trump. Por zgjidhja përfundimtare e ofruar nga Amerika është refuzuar gjerësisht nga Palestina, Bashkimi Europian dhe shumë shtete arabe.

Uashingtoni kërkon kohë për të mundësuar një mbështetje më të madhe politike për projektin e paqes në Lindjen e Mesme.

Netanjahu është në fushatë elektorale për zgjedhjet e 2 marsit, dhe kërkon ta përdorë këtë temë për pikë politike. Megjithatë, ai pranoi se nuk do të vendosë në rrezik planin e ofruar nga Donald Trump.