Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar për Shqipërinë të tjera teste për COVID-19.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim njofton përmes një statusi në Twitter se SHBA, përmes programit USAID kanë dhuruar 32,160 teste anti-Covid për ISHP dhe spitalin “Nënë Tereza”
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim deklaroi sot se “për të ndihmuar Shqipërinë të kryejë më shumë teste për COVID-19, këtë javë USAID në Shqipëri dhuroi complete të tjera testimi në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënën Tereza, duke sjellë numrin e përgjithshëm të testeve të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara për popullin shqiptar në 32,160”.
“USAID dhuroi gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar stafin e ISHP-së të përpunojë më shumë teste dhe më shpejt”, bëri të ditur Kim.
Ambasadorja shprehet se “jemi krenarë që ofrojmë këtë mbështetje ndërkohë që bashkësia botërore vazhdon të luftojë këtë sëmundje”.
“Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje”, deklaron Ambasadorja e SHBA-së.