Ish-kryeministri Sali Berisha, i është përgjigjur deklaratave të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila është shprehur se njeh si kryetar të PD, Lulzim Bashën, dhe se Uashingtoni nuk do të bashkëpunonte me Berishën nëse ai do të fitonte betejën brenda partisë.
Në një konferencë për mediat, Berisha tha se të gjithë ata që kanë prova kundër tij mund t’i dorëzojë në gjykatën e Parisit, por shprehu bindjen se askush s’ka prova kundër tij.
“Së pari ë duhet të them se “Foltorja” ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën. Unë dua t’u informoj ju se kjo pritje që shihni në Shqipëri nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Nuk janë më të pakta përgëzimet që marr për këtë nismë shpëtimtare të pluralizmit, por për hir të vërtetës dhe nga nivelet më të larta në SHBA në krahun republikan. Pra për të mbyllur këtë problem zonjës dhe cilido tjetër që ka një provë apo fakt të vetëm, e ftoj që t’i dërgojnë pranë gjykatës në Paris. Shpreh kënaqësinë time të madhe se miqtë, se personalitete të shquara të politikës amerikane, nuk pajtohen, nuk binden dhe e marrin si një hakmarrje politike se kemi prova por nuk i themi. Kjo ka marrë fund. Ke prova çoi para gjykatës, unë po u them dhe këtë tjetrën se miq të shquar kanë parë dosjen…. Ajo të vazhdojë të pi kafe në livadhet e qeverisë, unë do ta afrojë Shqipërinë me BE e SHBA”, tha Berisha.