Aktualitet Kapet kokainë me vlerë 45 milionë euro, arrestohet shqiptari pronar i dy...

Kapet kokainë me vlerë 45 milionë euro, arrestohet shqiptari pronar i dy kompanive

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike është goditur në Itali, ku është sekuestruar një sasi e madhe kokaine.

Plot 476 kilogramë kokainë janë sekuestruar në një kamion në Arezzo që drejtohej nga një 38-vjeçar shqiptar, i cili banonte në provincën e Firences.

Sipas mediave italiane, 38-vjeçari është person pa precedent të mëparshëm penal. Ai është pronar i dy kompanive të ndërtimit, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Shqiptari u nervozua gjatë kontrolleve të policisë në mjet, ku iu zbulua sasia e konsiderueshme e kokainës. Sipas hetuesve italianë, droga do të kapte vlerën e 45 milionë Euro nga shitja në tregun e zi.

38-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.